Rusi, dy të vdekur nga shpërthimi në minierë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2014, 08:15
Zyrtarët në Rusi thonë se dy punëtorë kanë vdekur nga një shpërthim në një minierë në Siberi.Ky shpërthim ka ndodhur në minierën Dzerzhinsky në qytetin siberian, Prokopyevsk.Më se 100 minatorët e tjerë, që ishin nën tokë në kohën e shpërthimit, por ia dolën të shpëtojnë.Kjo minierë ishte hapur në vitin 1935 dhe do të mbyllet brenda katër vitesh.Nga një shpërthim i shkaktuar nga gazi i metanit në një minierë në pjesën veriore të Rusisë, pothuajse para një viti, kanë humbur jetën 18 persona.