Nisin bisedimet për paqen në Siri
Në Montre të Zvicrës Opozita dhe qeveria siriane së bashku me aleatët e tyre ndërkombëtarë kanë nisur bisedimety që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje politike për t'i dhënë fund konfliktit 3-vjeçar që u ka marrë jetën më shumë se 130 mijë personave në vendin e trazuar.40 ministra të jashtëm jenë pjesë e konferencës, që nisi fillimisht në Montreux e dy ditë më pas vazhdon në Gjenevë.Në tryezë do të qarkullojë propozimi për krijimin e një qeverie të gjithëpërfshirëse të përkohëshme që do të conte në uljen e armëve dhe mbajtjen e zgjedhjeve në një afat kohor të arsyeshëm.Duke hapur takimin sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun tha se përpara është një "sfidë e madhe", por ka pasur një shans për të "nisur një fillim të ri". Ban u bëri thirrje të gjitha palëve që të angazhohen " seriozisht dhe në mënyrë konstruktive në bisedime .
"Ne e dimë se ai ka qenë një rrugë shumë e vështirë për të arritur ne këtë pikë . Ne kemi humbur kohë të çmuar dhe shumë shumë jetë . Sfidat përpara jush dhe përpara të gjithë ne janë të medha, por prania juaj këtu ngre shpresën" tha sekretari i përgjithshëm i OKB.Duke iu adresuar të pranishmëve, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se negociatat nuk do të jenë të thjeshta, as të shpejta.
Sekretari Shtetit John Kerry po ashtu dha konferencë shtypi, ku tha se nuk ekziston mundësia që presidenti sirian Bashar al Assad të mbetet në pushtet, duke e cilësuar atë “magneti më i madh për terroristët në rajon.”Kerry fajësoi forcat e zotit Assad për vrasjen e mijëra sirianëve, duke përdorur urinë si një armë lufte dhe krime të tjera lufte që ai mendohet të ketë kryer. Sekretari Kerry tha se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin popullin sirian në çdo hap.E ardhmja politike e Presidentit sirian, Bashar al-Assad ka qënë një pikë përçarëse ndërsa delegacionet nga më shumë se 30 vende, Kombet e Bashkuara dhe palët ndërluftuese të Sirisë, hapën sot konferencën e paqes në Zvicër.Ndërkohë, udhëheqësi i opozitës siriane, Ahmed al Jarba përsëriti kërkesën e palës së tij lidhur me të ardhmen e presidentit sirian.“Çdo lloj bisedimesh për qëndrimin në pushtet të Assadit në çfarëdo lloj forme, do të ishte një shmangie nga korniza e përcaktuar në konferencën e parë të Gjenevës, prandaj ne këmbëngulim se nuk mund të diskutojmë mbi asgjë tjetër para se kjo çështje të përcaktohet qartë dhe me afate të sakta”.Ministri i Jashtëm sirian, Walid al-Moallem iu përgjigj Sekretarit Kerry, duke thënë se vetëm sirianët kanë të drejtë të zgjedhin presidentin e tyre.Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë kryesuar përpjekjet për të organizuar bisedimet mbi bazat e një marrëveshjeje të arritur në konferencën e vitit 2012. Kjo marrëveshje përfshin një seri hapash, mes tyre krijimin e një qeveria kalimtare nëpërmjet negociatave, një armëpushim dhe angazhimin për të lejuar punën pa ndërprerje të organizatave humanitare.Konflikti në Siri filloi në mars të vitit 2011, me protesta paqësore para se të përshkallëzohej në luftë civile, e cila, sipas Kombeve të Bashkuara, ka shkaktuar mbi 100 mijë të vrarë dhe ka detyruar gati 9 milionë njerëz të braktisin shtëpitë e tyre.