SHBA, ekzekutohet një i dënuar për vrasje në Teksas

Një i dënuar për vrasjen e një polici në Hjuston në vitin 1994 është ekzekutuar mbrëmë vonë në shtetin e Teksasit në Shtetet e Bashkuara.Edgar Tamayo, 46 vjeç, i është bërë injeksioni vdekjeprurës, megjithë lutjeve dhe presionit diplomatik nga qeveria e Meksikës dhe Departamenti amerikan i shtetit, duke argumentuar se personit Tomayo kurrë nuk i ishte treguar për të drejtat e tij juridike, për të kontaktuar me Konsullatën e Meksikës, pas arrestimit të tij.Departamenti amerikan i shtetit ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë e precedentit për shtetasit amerikanë të burgosur në vendet e tjera.Ky ishte ekzekutimi i parë i dënimit me vdekje këtë vit në Teksas, që e kryen numrin më të madh të dënimit me vdekje në Shtetet e Bashkuara.Në vitin 2013 janë kryer 39 ekzekutime në nëntë shtete amerikane.Shtetet e Bashkuara dhe Japonia janë dy demokracitë e vetme të mëdha industriale në botë, që ende e përdorin dënimin me vdekje.