Iraku çon në litar 26 persona të dënuar për terrorizëm

Iraku thotë se ka ekzekutuar me varje në litar 26 persona të dënuar për “vepra terroriste”. Ministri i Drejtësisë, Hassan al-Shimari, ka thënë se Adel al-Mashhadani, udhëheqës i milicisë Sahwa në Bagdad, është në mesin e personave të ekzekutuar. Milicia Sahwa është formuar nga fiset myslimane sunite dhe fajësohet për shumë sulme.Dhuna në Irak pergjate vitit qe lame pas shenoi nivelet me te larta qe prej viteve 2006-2007 kur gjakderdhja sektare ka qenë në kulmin e saj.