Opozita ultimatum Janukoviçit: Zgjidhje pa gjakderdhje, ose zemërim popullor
Udhëheqës të opozitës ukrainase kanë paralajmëruar ndërmarrjen e protestave masive nëse Presidenti Viktor Yanukovych nuk iu përgjigjigjet pozitivisht kërkesave të tyre."Kemi 24 orë për të vazhduar në këtë rrugë. Do të marshojmë përsëri së bashku nëse Presidenti nuk ndal shtypjen qeveritare që ka lënë tre protestues të vrarë në Sheshin Pavarësia" tha udhëheqësi i opozitës Arseniy Yatseniuk para një turme me protestues.Politikani Vitaly Klitschko, u zotua de do të bëjë ç’është e nevojshme për të ndalur dhunën dhe për të zgjidhur krizën politike që ka pushtuar kryeqytetin.Dje më herët, autoritetet thanë se tre protestues anti-qeveritarë u vranë në përleshje me policinë, dy prej tyre nga plumbat dhe i treti u rrëzua.Në Uashington, një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit i dënoi aktet e fundit të dhunës dhe tha se administrata Obama po shqyrton sanksione të mundshme kundër qeverisë, nëse Presidenti Yanukovych "nuk mbron të drejtat demokratike të ukrainasve, përfshirë të drejtën për protesta paqësore”.