Rikthehet i ftohti në SHBA

Në SHBA është rikthyer sërish i ftoti i egër ndërsa në disa zona trashësia e dëborës ka arritur deri në  30 cm. Zyrat qeveritare në Uashington dhe shkollat në disa shtete të tjera janë mbyllur. Dëbora dhe temperaurat  nën zero i kanë bërë rrugët të rrezikshme. Më shumë se 3.000 fluturime janë anuluar tashmë në SHBA.Stuhia vjen dy javë pasi një model i motit njohur si vorbull polare solli dëborë të madhe dhe rekord temperatura të ulëta në gjysmën lindore të SHBA .Uashingtoni duket se po pret sasinë e rreshjem më të mëdha të dëborës në tre vitet e fundit.Temperaturat në pjesën lindore të SHBA pritet të jetë 10 deri në 25 gradë më ftohtë se mesatarja sipas të SHBA Shërbimit Kombëtar të Motit."Pas stuhisë do të ketë temperatura shumë të ftohtë " tha Chris Vaccaro , një zëdhënës i shërbimit të motit  që sipas tij do të arrijnë deri në - 18C.