Kryediplomati rus jep alarmin: Ukraina po del jashtë kontrollit
Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar se situata në Ukrainë është duke dalë jashtë kontrollit dhe ka akuzuar opozitën dhe vendet në Evropë për rëndimin e tensioneve.Duke folur në një konferencë për gazetarë, Lavrov ka thënë se sjellja e protestuesve antiqeveritarë është përtej asaj që mund të konsiderohet e pranueshme në vendet evropiane.Komentet e tij vijnë derisa protestuesit dhe policia në Kiev kanë vazhduar përleshjet.Ndërkaq Komisionerja për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay, u ka bërë thirrje autoriteteve të Ukrainës që të pezullojnë zbatimin e ligjeve që ndalojnë protestuesit antiqeveritarë të mbajnë protesta.Përmes një deklarate të shkruar, Pillay ka thënë se paketa e legjislacionit nuk përkon me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.Ajo ka thënë se është posaçërisht e shqetësuar me mundësinë që këto ligje të kufizojnë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të të tubuariut, të drejtën për t’u informuar dhe të drejtën e shoqërisë civile për të punuar e lirë.Parlamenti i Ukrainës i ka miratuar këto masa javën e kaluar, si masë për të ndalur vrullin e protestave që kanë nisur në fund të nëntorit 2013, kur presidenti Viktor Yanukovych refuzoi një marrëveshje të asociimit me Bashkimin Evropian, në favor të marrëdhënieve më të mira me Rusinë.