Ekspertët e OKB, kritika Iranit për shtimin e ekzekutimeve me varje
Ekspertët e të drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit, që ta ndalë “rritjen e papritur” të varjeve në këtë vend, prej fillimit të këtij viti.Këtë thirrje e kanë bërë raportuesi special i OKB-së për të drejtat e njeriut në Iran, Ahmed Shaheed, dhe raportuesi special i OKB-së për ekzekutimet kolektive, Christof Heyns.Në deklaratë e tyre të përbashkët theksohet se autoritetet e Iranit kryejnë dënime me vdekje ndaj të burgosurve me “frekuencë alarmuese”.Në deklaratë theksohet se te pakten 40 persona raportohet se janë varë në Iran, në dy javët e para të muajit janar, ndërsa javën e kaluar janë kryer 33 ekzekutime me varje.Raportohet se gjatë vitit 2013, në Iran janë kryer 652 ekzekutime, prej tyre te pakten 28 femra dhe një numër të të burgosurve politikë.