4 të vrarë nga një sulm vetëvrasës në Liban
Një makinë bombë shpërtheu dje në një zonë të kryeqytetit të Libanit të banuar kryesisht nga myslimanët e sektit shiit, duke vrarë të paktën katër njerëz dhe duke plagosur 35 të tjerë.Një zyrtar libanez i sigurimit tha se një sulmues vetëvrasës aktivizoi një makinë të vjedhur të mbushur me eksploziv në vendin e shpërthimit.Një grup ekstremist i myslimanëve të sektit suni i njohur si Fronti Nusra në Liban mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë në Twitter se sulmi ishte hakmarrje për mbështetjen ushtarake të Hezbollahut ndaj presidentit sirian Bashar al-Asad.Shpërthimi ndodhi në Bejrutin jugor, një qendër e Hezbollahut. Një sulm me makinë bombë shkaktoi vrasjen e pesë vetëve në të njëjtën zonë në fillim të këtij muaji.Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Marie Harf tha se Shtetet e Bashkuara e dënojnë me forcë sulmin. Ajo tha se akte të tilla të rënda të terrorizmit dëmtojnë paqen dhe sigurinë që meriton populli libanez.