Rouhani: Irani mund të jetë mik me SHBA-në

Presidenti i Iranit Hassan Rouhani daklaroi se vendi i tij mund të krijojë miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse të dyja vende bëjnë përpjekje për ta realizuar këtë.Rouhani i cili merr pjesë në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos ka theksuar se marrëdhëniet mes dy shteteve kanë qënë  të vështira në të kaluarën por me shumë përpjekje problemet mund të tejkalohen.“Asnjë armiqësi nuk zgjat përjetësisht, ashtu sikurse asnjë miqësi nuk zgjat përjetësisht. Ndaj dhe duhet të transformojnë armiqësitë në miqësi” tha ai.Ndërkohë një marrëveshje e përkohshme me 6 fuqitë botërore përfshi edhe SHBA-në,  për të ndaluar programin bërthamor të Iranit nisi të zbatohet këtë javë.