Rindizen protestat në Ukrainë, 3 të vdekur, BE dhe SHBA kërkojnë t’i jepet fund dhunës

Të paktën 3 persona kanë mbetur te vdekur, ndersa dhjetra të tjerë të lënduar nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve në rrugët dhe sheshet e Kievit.Forcat e sigurisë ndërhynë me forcë për të hequr barrikadat e ngritura nga protestuesit në rrugët e qytetit ukrainas që prej nëntorit të vitit të kaluar, kur mijëra persona dolën në shesh për të kundërshtuar refuzimin e qeverisë vendase për të nënshkruar marrëveshjen e tregtisë me Bashkimin Europian në favor të Moskës.Ministrja e Drejtësisë së Ukrainës e vlerësoi punën e policisë, duke thënë se ajo ishte krenare për kurajon dhe tolerancën e treguar nga ata. Deklarata e Olenka Lukash u bë gjatë një takimi me diplomatët e huaj.Por ajo u gjend përballë një reagimi shumë kritik nga Ambasadori gjerman në Ukrainë, Cristof Weil. Ambasadori gjerman tha se të pranishmëve u kishte bërë përshtypje se askush nga qeveria nuk kishte shprehur keqardhje për dy të vrarët e një natë më parë.Ndërkohë, Ambasada amerikane në Kiev tha përmes një deklerate sot se kishte anuluar vizat për disa shtetas ukrainas që kanë lidhje me dhunën atje. Ndërkaq nga Bruklseli, Catherine Ashton, bëri thirrje sot për dhënien fund menjëherë të dhunës në Ukrainë.Ajo dënoi me forcë dhunën që çoi në humbjen e jetës së protestuesve. Opozita nderkaq ka fajesuar presindetin Janukovic per dhunen e ushtruar nga policia.Protestuesit janë të zemëruar edhe nga miratimi i ligjeve të reja që kufizojnë protestat. Një ditë më parë kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, ka paralajmëruar protestuesit anti-qeveritar se autoritetet mund të përdorin forcën kundër tyre.Azarov tha në televizionin rus “Vesti 24” se nëse ata që ai i quan "provokatorë" nuk ndalin nxitjen e përleshjeve, autoritetet nuk do të kenë zgjidhje tjetër.