Përmbytje në Francë dhe Itali

Franca juglindore po vuan pushtimin e ujit, ndërsa reshjet e shumta bënë që shumë zona të jenë të përmbytura. Dy persona kanë vdekur dhe një i tretë raportohet i zhdukur.Autoritetet janë në gadishmëri për t`iu ardhur në ndihmë  banorëve ndërsa dhe helikopterë janë vënë në gadishmëri për evakuimet. Zyrtarët thanë se rreth 4,000 shtëpi janë pa energji elektrike."Jam i shokuar, unë kurrë nuk e kam parë këtë më parë. Unë kisha fqinjët në çati. Nuk e di a duhet të rri në shtëpi, jam i frikësuar " tha një banor i zonës.Kryeministri Jean Marc Ayrault vizitoi zonat e përmbytura ndërsa premtoi ndihmë për të prekurit.Shirat e rëndë gjithashtu kanë shkaktuar probleme edhe në pjesën veriore të Italisë veriore, ku një person ka vdekur dhe një tjetër është raportuar si të zhdukur.Rreth 600 njerëz u desh të evakuohen pasi stuhitë e shiut sollën rrëshqitje të tokës.Pasagjerët shpëtuan pagoditur nga një shkëmb në afërsi të qytetit të Genova. Sipas meterologëve situata në ditët në vazhdim për gjithë Evropën pritet të përkeqësohet.