Protestat antiqeveritare në Tajlandë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Qeveria tajlandeze vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin Bangkok dhe në rrethinat e tij për t’u përballur me valën e protestave që kanë përfshirë vendin prej javësh tashmë. Gjendja e emergjencës i njeh qeverisë kompetenca të zgjeruara duke e shndërruar atë jo vetëm në një autoritet ekzekutiv, por edhe ligjvënës.“Qeveria vendosi të shpallë gjendjen e emergjencës në Bangkok dhe në rrethina për t’u përballur me protestat dhe për të vendosur zbatimin e ligjit”, deklaroi zv.kryeministri Surapong Tovichakchaikul.Synimi është përballja me kaosin që ka përfshirë kryeqytetin nga protestuesit që kanë bllokuar dhjetra rrugë prej javësh. Protestat e organizuara nga opozita vendase kërkojnë dorëheqjen e kryeministres Yingluck Shinawatra.Protestuesit tajlandezë të opozitës dolën për të tetën ditë nëpër rrugë sot, ndërkohë që qeveria miratoi një dekret për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonmshme për 60 ditë duke filluar nga a mërkura.Një grup prej qindra protestuesish, me në krye udhëheqësin e tyre, Suthep Thaugsuban, marshuan nëpër rrugët e Bangkokut, ndërkohë që banorë të tjerë i përkrahnin.Opozita ka kërkuar që qeveria e kryeministres Yingluck Shinawatra të zëvendësohet nga një këshill njerëzish të pazgjedhur. Ata e akuzojnë qeverinë për kurrupsion në nepotizëm.Zëdhënësi i protestuesve, Akanat Promphan, thotë se siguria është një prej shqetësimeve, pas sulmeve vdekjeprurëse të kohëve të fundit ndaj protestuesve të opozitës."Forcat e sigurisë dhe policia duhet të angazhohen para së gjithash, për sigurinë e njerëzve, si dhe të gjejnë autorët përgjegjës për dhunën”.Të paktën 28 njerëz u plagosën të dielën pranë një kampi protestuesisht. Të premten, një person u vra nga një sulm me bombë në kryeqytet.Dhuna i ka nervozuar shumë protestues, megjithëse gjendja mbetet e qetë dhe protestat janë përgjithësisht festive dhe paqësore.Ndërkohë, protestuesit kanë realizuar me sukese qëllimin e tyre për mbylljen e qeverisë, siç e kishin planifikuar.Në Tajlandë ka patur vazhdimisht trazira politike gjatë viteve të fundit. Konflikti ka vënë përballë shtresën e mesme qytetare dhe elitën e Bangkokut me përkrahësit, shumica të varfër, të zonjës Yingluck dhe vëllait të saj, ish kryeministrit të Thaksin Shinawatra.Zoti Thaksin, i cili u përmbys nga një grusht shteti ushtarak në vitin 2006, u dënua për korrupsion dhe jeton në mërgim.Partia Pheu Thai e zonjës Yingluck pritet të fitojë me lehtësi zgjedhjet që do të mbahen më dy shkurt, për të cilat opozita ka thënë se do t’i bojkotojë.