Ukrainë, Presidenti Yanukovych firmos ligjin anti-protestë
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka nënshkruar ligjin që ndalon protestat. Lajmi është konfirmuar të premten në Web-faqen zyrtare të Yanukovychit.Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësim të thellë” për masën e re anti-protestë duke thënë se ajo është jodemokratike dhe mund të rezikojë të ardhmen evropiane të kësaj ish republike sovjetike.I mbështetur nga deputetët e partisë së presidentit Janukoviç ligji ndalon vendosjen e paautorizuara të tendave, podiumeve apo autoparlantëve në vende publike. Ligji parashkon një gjobë deri në 640 dollarë dhe deri në 15 ditë burg.Nërkaq njerëzit dhe organizatat që ofrojnë objekte ose pajisje për tubime të paautorizuara do të paguajnë gjobë deri në 1,275 dollarë ose do të përballen me burg deri në 10 ditë.Ligji kufizues, duket se synon t’u japë fund të protestave në rrugë që kanë ndodhur në kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera që nga nëntori.