Irani dhe Rusia flasin për Sirinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2014, 09:08
Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, ka mbërritur në Moskë për të biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin, për krizën në Siri.Takimi po ashtu pritet të mbulojë zbatimin e marrëveshjes së përkohshme bërthamore midis Teheranit dhe fuqive botërore.Zarif ka takuar të mërkurën në Damask presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, me të cilin ka bideduar për konferencën e paqes.Ai ka thënë se Irani ka për qëllim të ndihmojë që konferenca e 22 janarit “do të sjellë rezultate që janë në interes të popullit sirian”.