Ukrainë, miratohet legjislacioni kundër protestave, BE kundër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2014, 21:24
Parlamenti i Ukrainës ka miratuar me proçedurë të përshpejtuar legjislacionin kundër protestave, me të cilin goditen protestuesit nëpër rrugë.Parlamenti gjithashtu ka miratuar amandamente me të cilat lehtësohet marrja e imunitetit të deputetëve.Këto miratime të sotme menjëherë janë kritikuar nga Bashkimi Evropian, pasi janë vlerësuar si rrezikim i demokracisë.Ambasadori i BE-së në Ukrainë, Jan Tombinski, ka thënë se legjislacini i ri është miratuar duke i shkelur procedurat e zakonshme.Ministri i jashtëm suedez, Carl Bildt, tha se këto masa janë kufizim i “rëndë” i lirisë.Sipas legjislacionit të ri, instalimi i pautorizuar i tendave dhe skenave në vendet publike, do të dënohet me të holla deri në 640 dollarë amerikanë, ose 15 ditë burg.