Pedofilët britanikë paguajnë për të parë abuzimet seksuale të fëmijëve në Filipine

Pedofilët britanikë paguajnë të shikojnë abuzimin seksual të fëmijëve në Filipine me anë të web kamerave, tregon një investigim i BBC-së.Në një rast, një burrë britanik kishte organizuar një abuzim seksual të pesë fëmijëve të së njëjtës familje.Agjencia Britanike Kombëtare e Krimit, do të zbulojë se si funksiononte kjo lidhje, në bashkëpunim me amerikanët, australianët dhe filipinasit.Një ekip i BBC, ka udhëtuar në Ibabai, afër Cebo City, në jug të vendit, të cilin organizatat lokale të bamirësisë e quajnë ‘epiqendër’ të tregtisë.Ata kishin vizituar një shtëpi, për të cilën u ishte thënë se shërbente për tregti.“Baballarët dhe nënat mund t’i sjellin fëmijët e tyre këtu, dhe do të paguhen nga pronari i shtëpisë”, ka thënë një banor.Sipas tij, pronarët e shtëpisë i detyrojnë fëmijët që të ‘performojnë’ për të huajt duke përdorur ueb kamerat.Shumë njerëz në komunitet që kishin dëgjuar se aty fitoheshin paratë gjithashtu vendosin për të dërguar fëmijët e tyre.Atë shtëpi e kishte vizituar edhe policia, dhe një fëmijë e kishte marrë nën përkujdesje.Në Angeles City në veri të vendit gjithashtu ishin dy shtëpi të tilla të cilat ishin mbyllur nga policia në vitin 2012.20 fëmijë ndërmjet moshës pesë dhe 15 vjeçare ishin abuzuar disa herë derisa të afërmit e tyre ishin arrestuar.