Izraeli i kërkon falje sekretarit amerikan John Kerry

Ministri izraelit i mbrojtjes Moshe Yaalon ka kërkuar ndjesë per deklaratat e tij ndaj sekretarit amerikan  të shtetit John Kerry. Yaloon ka thënë për mediat  izraelite se Kerry ka vepruar me një entuziasëm profetik sa i përket bisedimeve të paqes mes palestinezëve dhe izraelitëve."John Kerry, që erdhi te ne i vendosur në qëndrimin e tij, nuk më mëson dot mua asgjë për konfliktin me palestinezët", ka thënë Ministri izraelit i mbrojtjes Moshe YaalonNjë ditë më parë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki, reagoi ashper ndaj aleatit të tyre, duke  theksuar se shteti hebre duhet të jetë i vetëdijshëm për ndihëm amerikane. Zëdhënësja tha se deklaratat janë krejtësisht pavend. Komentet ministri izraelit i mbrojtjes kanë tërhequr edhe kritikat e kryeministrit Benjamin Netanyahu."Edhe atëherë kur kemi mosmarrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ato kanëtë bëjnë me çështje të caktuara dhe nuk janë personale", tha Benjamin Netanyahu.Shefi i diplomacisë amerikane ka zhvilluar një sërë vizitash në Lindjen e Mesme këto muajt e fundit, në përpjekje për t'i dhënë shtysë bisedimeve izraelito-palestineze të paqes.