Referendumi në Egjipt, rezultatet tregojnë se shumica ka votuar pro

Rezultatet e para të referendumit për kushtetuten në Egjipt tregojnë se kushtetuta e re është miratuar nga shumica dërrmuese e qytetarëve.Zyrtarët kanë thënë se pjesëmarrja ka qenë mbi 55 për qind dhe se numërimi i deritashëm i votave  tregon se mbi 90 për qind kanë votuar pro kushtetutës së re. Qeveria, e mbështetur nga ushtria, ka thënë se referendumi ka pasur për qëllim të rivendosë demokracinë pas përmbysjes së presidentit islamik, Mohammed Morsi.Nëse rezultatet perfundimtare miratojnë kushtetutën e re, ajo do të zëvendësojë kushtetutën e miratuar nga Morsi, më 2012. Dita e dytë e votimeve, gjatë së mërkurës, kaloi përgjithësisht e qetë. 9 persona vdiqën të martën në përplasjet mes mbështetësve të Morsi-t.Rreth 400 persona thuhet se janë arrestuar përgjatë dy ditëve, për shkak se përpiqeshin të ndërprisnin votimet.