Takimi për Sirinë, Rusia kërkon pjesmarrjen e Iranit në bisedime

Rusia përsëri ka kërkuar nga perëndimi që Irani të ftohet për pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare për paqe në Siri, që mbahet javën e ardhshme.Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha sot se Irani “pashmangshëm” do të bëhet pjesë e përpjekjeve për përfundimin e luftës civile në Siri dhe rrjedhimisht, Teherani do të duhej të përfshihej në çdo takim për arritjen e paqes.Në Moskë, zoti Lavrov është takuar me ministrin e jashtëm iranian, Javad Zarif, dhe me ministrin e jashtëm të Sirisë, Walid al-Moallem.Ministri Zarif tha se Irani nuk do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për paqe, e cila do të filloj më 22 janar në Gjenevë të Zvicrës, nëse paraqiten parakushte për pjesëmarrje.Shtetet e Bashkuara thonë se Irani mund të jetë pjesëmarrës në këtë konferencë, vetëm nëse pajtohet me marrëveshjet e mëparshme diplomatike, që në asnjë qeveri tranzicionale në Siri nuk do të përfshihet presidenti Bashar al-Assad, apo ndonjë aleat i afërt i tij.