Turqi, dënohet polici që sulmoi “gruan me të kuqe”

Prokurorët turq kërkojnë që polici i cili ka sulmuar me gaz lotsjellës një protestuese që u bë e njohur si gruaja me të kuqe të qëndrojë pas hekurave për të paktën 3 vjet.Fatih Zengin akuzohet se ka ushtruar forcë të tepruar kundër Ceyda Sungur, e  cili ishte larg kordonit policor dhe nuk sillej në mënyrë agresive.Sungur u bë një simbol i protestave anti-qeveritare të verës së shkuar në Turqi. Të paktën gjashtë vetë kanë vdekur dhe mijëra janë lënduar nga aksioni i dhunshëm i policisë turke.Sungur, një akademike  në Universitetin Teknik të Stambollit e cila ishte veshur me fustan të kuq, kishte shkuar për t'u bashkuar protestave por e gjeti veten para agresivitetit të policisë truke.Protestat filloi si një demonstratë paqësore kundër planeve per të ndërtuar në parkun  Gezi të Stambollit, një nga hapësirat e fundit të gjelbra në qytet.