Donatorët premtojnë miliona dollarë ndihma për sirianët

Donatorët ndërkombëtar po premtojnë qindra miliona dollarë ndihma për njerëzit e ndikuar nga luftimet në Siri, ku Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha se konflikti e ka kthyer vendin mbrapsh për “vite dhe dekada”.Zoti Ban kryesoi një konferencë donatorësh sot në Kuvajt, pjesë e një përpjekje të OKB-së për të grumbulluar 6 presje 5 miliardë dollarë fonde këtë vit.Kuvajti hapi konferencën me premtimin e 500 milion dollarëve, ndërsa sekretari i Shtetit John Kerry njoftoi 380 milion dollarë ndihma të reja. Shtetet e Bashkuara kanë premtuar 1 presje 7 miliardë dollarë ndihma humare që kur filluan luftimet gati tre vjet më parë.Kombet e Bashkuar athonë se më shumë se 9 milion sirianë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, përfshi 2 presje 3 milion që kanë kërkuar strehim në vendet fqinje.Nevoja për ndihma humanitare u shtua ndjeshëm vitin e kaluar, me dyfishimin e numrit të njerëzve të zhvendosur brenda dhe jashtë Sirisë që kur donatorët u takuan dhe premtuan 1 presje 5 miliard dollarë janarin e kaluar.