Konflikti në Siri, Qeveria ofron shkëmbimin e të burgosurve

Qeveria e Sirisë thotë se është e gatshme për këmbimin e të burgosurve me forcat kryengritëse.Këtë deklaratë e bëri sot ministri i jashtëm, Walid Muallem, pas bisedimeve të djeshme në Moskë me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.Muallem, poashtu, ka thënë se Rusisë ia ka dorëzuar planet për armëpushim në qytetin Alepo, për të cilin thuhet se është më i madhi në Siri.Takimi Lavrov – Muallem në Moskë u bë para konferencës ndërkombëtare për arritjen e paqes në Siri.Opozita kryesore politike e Sirisë sot në takimin në Stamboll do të vendos për pjesëmarrje apo jo në konferencën paqësore, e cila mbahet në Gjenevë të Zvicrës, më 22 janar.Koalicioni Kombëtar Sirian është nën presionin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të vet, për të marrë pjesë në këto bisedime, megjithqë shumnë anëtarë të këtij koalicioni tashmë janë tërhequr nga pjesëmarrja.Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se Uashingtoni “kërkon votë pozitive” në takimin e opozitës së Sirisë.