Senati amerikan diskuton krizën në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2014, 09:20
Një komitet i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka diskutuar krizën politike në Ukrainë, në ditën kur një gjykatë e këtij vendi ka marrë vendim për të ndaluar protestat masive në Kiev.Kievi ka qenë zonë e mijëra demonstruesve antiqeveritarë që në muajin nëntor.Vendimi bën që policia të ndërhyjë dhe të çmontojë kampet e protestuesve.Në Uashington, ndihmëssekretarja amerikane e shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, i ka thënë komitetit të Senatit se Shtetet e Bashkuara duan që kriza e Ukrainës të zgjidhet në mënyrë demokratike, pa dhunë të policisë ose protestuesve.