Turqi, përplasje fizike mes deputetëve në Parlament
Përplasjet fizike mes deputetëve shpërthyen në Parlamentin turk gjatë një debati në lidhje më një projekt-ligj për ti dhënë të drejtën partisë së kryeministrit Rexhep Tayiy Erdogan për më shumë kontroll mbi gjyqësorin.Grushtat dhe shkelmat filluan pasi një përfaqësi e gjyqësorit paraqiti një peticion, duke thënë se ligji ishte jokushtetues, por nuk kishte kaluar më parë në diskutim.Ndërkohë dhjetëra mijëra protestues bënë serish thirrje që kryeministri Rezhep Taip Erdogan të japë dorëheqjen.Qeveria në Turqia është përfshirë në një skandal të madh korrupsioni, pas një hetimi i policisë që çoi në dorëheqjen e tre ministrave të kabinetit.Reagimi i Erdogan, për të shtrënguar kontrollin mbi policinë dhe gjykatat sipas analistëve i ka bërë edhe më të thella ndarjet në vend.