Spanjë, marshimi në mbështetje të ETA-s
Të paktën 100 mijë persona marshuan në orët e vona të së shtunës në qytetin spanjoll të Bilbaos, në mbështetje të militantëve të dënuar të ETA-s.Madridi vendosi që të mohonte një amnisti për disa anëtarë të burgosur të organizatës separatiste, e cila vendosi të ndalonte luftën e saj të armatosur pas 40 vitesh, gjatë 2012-s.Ndonëse autoritetet spanjolle kishin vendosur që të lironin militantët, shumica të dënuar për vrasje, një vendim i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut e shpalli të paligjshme amnistinë, duke qenë se kishte elementë prapaveprues.Sipas banorëve baskë të krahinës, kjo mënyrë sjellje ndaj ETA-s është një akt tradhëtie i Madridit, i cili nuk po zbaton zotimet e bëra kur organizata vendosi të shpallte armëpushimin.Gjatë ekzistencës së saj, ETA ka marrë përsipër përgjegjësinë për qindra të vrarë, mes të cilëve shumë zyrtarë apo policë.Viktima të dhunës së ETA-s e konsideruan këtë marshim solidarizues si një “tallje” me dëshmirët e rënë për Spanjën e bashkuar.