Qytetarët e Maqedonisë pesimistë për 2014: Kriza ekonomike do vazhdojë

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë janë të mendimit se viti 2014 do të jetë me vështirësi ekonomike dhe se gjendja e do të mbetet e pandryshuar nga viti 2013.Lidhur me përparimin ekonomik për vitin 2014, vetëm 26 për qind e të anketuarve konsiderojnë se ky vit do të jetë vit i prosperitetit ekonomik, 33 për qind se do të jetë me vështirësi ekonomike, ndërsa 34 për qind janë deklaruar se gjendja do të mbetet e pandryshuar.Megjithatë, më shumë se një e treta e qytetarëve të Maqedonisë apo 37 për qind e tyre presin që viti 2014 të jetë më i mirë se viti 2013, 31 për qind mendojnë se do të jetë i njëjtë, ndërsa 26 për qind se do të jetë më i keq.Këtë e tregojnë rezultatet nga hulumtimi i bërë nga "Brima", anëtare e "Brima Gallup Interneshënëll" në kuadër të studimit global të titulluar "Fundi i vitit" me të cilin u përfshinë 65 vende, përfshirë e Maqedoninë.Në anketën globale u intervistuan 67.806 persona gjatë periudhës shtator - dhjetor të vitit 2013. Në Maqedoni është bërë edhe anketë në terren në shembull reprezentativ prej 1.214 të anketuar prej 8 deri më 14 nëntor të vitit 2013.Në nivel global pothuajse 50 për qind e të anketuarve janë optimistë për vitin 2014 në krahasim me vitin 2013 dhe kanë pikëpamje pozitive lidhur me prosperitetin ekonomik. SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia janë vendet ku njerëzit do të dëshironin të jetojnë nëse do të kishin mundësi.Amerika konsiderohet si rreziku më i madh për paqen e botës, i dyti është Pakistani, ndërsa e treta Kina. Mbi një e treta e të anketuarve besojnë se bota do të jetë vend më i mirë për të jetuar nëse do të kishte më shumë gra politikane.