Betohet Sami Lushtaku, kreu i Komunës së Skënderajt kthehet në burg

Betimi i kryetarit të rizgjedhur të Skenderajt, Sami Lushtaku ka zgjatur vetëm dhjetë minuta. Ndërkohë, rreth 200 qytetarë të Skenderaj janë mbledhur para Kuvendit Komunal për të pritur betimin e kryetarit të tyre.Ai ka qenë i shoqëruar vetëm nga Policia e Kosovës dhe një veturë që sjellë të burgosurit nga qendrat e paraburgimit.Ceremoninë e betimit, Lushtaku e ka kryer vet, ndërkohë ceremonia e betimit të asamblistëve pritet të fillojë së shpejti.Megjithatë, për shkak të pakënaqësive të saj, këtë betim nuk do ta bëjë kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ajnishahe Shala-Halimi, e cila ka thënë se Sami Lushtaku bashkëpunon me EULEX-in.