Në gjendje të rëndë e reja nga Peja: Nuk ndërhyjmë për të hequr plumbin nga koka

Shpresa Kastrati nga Peja, e cila u plagos natën e ndërrimit të viteve nga një plumb qorr në kokë që i ka depërtuar në qendrat vitale të trurit, mbrëmë rreth orës 22:00 është transferuar nga Qendra Emergjente në mjekim intensiv qendror.Mjeku kujdestar, në intensivë, Ibrahim Bytyçi, ka thënë se gjendja e pacientes është kritike. Bytyçi bëri me dije se mjekët po e mbajnë në aparat për frymëmarrje artificiale.“Ajo mbrëmë diku rreth orës 10:00 të natës është transferuar nga Qendra Emergjente në mjekimin intensivëqendror. Për momentin gjendja e saj është stabile me parametra, mirëpo është në aparat për frymëmarrje artificiale. Ne e mbajmë në solacion, në popullatë njihet si komë artificiale, mirëpo vazhdon të jetë ende kritike gjendja e saj”, ka thënë Bytyçi.Bytyçi, ka shtuar se puna e cila po kryhet në këtë qendër, bëhet edhe jashtë vendit. Por, sipas tij e vetmja mundësi është që pacientja të mbahet në gjumë që truri i saj të qetësohet dhe stabilizohet.“Punën që jemi duke e bërë ne, tani të njëjtën punë e bëjnë edhe jashtë, pa marrë parasysh që ndoshta kushtet më të mira janë jashtë, por si njohuri si ecuri, procedurë e punës që bëhet këtu kryhet njëjtë si në Amerikë si këtu si diku tjetër. E vetmja mundësi është që pacienten me mbajt në gjumë që truri i saj të qetësohet, stabilizohet, mirëpo për intervenime kirurgjike është kompetent neurokirurgu. Ata vendosin për me intervenuar ose jo ne e kemi për detyrë që me e mbajt në parametra stabil të organizmit që gjendja e saj të mos përkeqësohet”,tha ai.Deri më tani pacientes i është bërë CT-ja kontrolluese, ku më pas neurokirurgu e cakton nëse do ta operojnë apo jo.