Shpërthim në Pragë, vritet diplomati palestinez
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2014, 14:41
Ambasadori i Palestinës në Republikën Çeke është vrarë në një shpërthim të mërkurën në rezidencën e tij në Pragë, njoftoi një zëdhënëse e policisë çeke.Shpërthimi ka ndodhur pak çaste pasi ambasadori Jamal al-Jamal, ka h apur kasafortën, thuhet në një njoftim të ministrisë së punëve të jashtme të Palestinës.Al-Jamal është çuar me urgjencë në spitalin ushtarak, por nuk i ka mbijetuar plagëve, tha një oficere e policië çeke.Familja e tij ishte në shtëpi në kohën e shpërthimit, ndërsa një prej shërbëtoreve në rezidencë, është lënduar lehtë thotë policia.Al-Jamal ka marrë detyrën e ambasadorit në Tetor, ndërsa raportohet se para pak ditësh ka hyrë në rezidencën e tij të re.