Meksikë, gjenden 5 trupa me kokë të prerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2013, 17:36
Zyrtarët në Meksikë thonë se në shtetin perëndimor Michoacan janë gjetur pesë trupa me kokë të prerë.Ka dyshime se trupat e vrarë janë të ndërlidhur me luftën e drogës në Meksikë.Zyra e prokurorit shtetëror tha se të shtunën janë gjetur tre njerëz me kokë të prera, që ishin lënë afër tyre, në një lagje të qytetit Morelia.Dy trupat e tjerë me kokë të prerë ishin gjetur në një komunitet tjetër në periferi të po këtij qyteti.Gjatë viteve të fundit në shtetin Michoacan është parë rritje e dhunës së ndërlidhur me bandat e drogës.