Shpërthim kamikaz në Rusi, 13 viktima

Një shpërthim në një stacion treni në qytetin jugor rus Volgograd u ka marrë jetën të paktën 13 personave dhe ka plagosur më shumë se 50 të tjerë.  Sipas autoriteteve vendas  shpërthimi ka ndodhur rreth orës 12:45 me orën lokale e ndërsa Dyshohet se bëhet fjalë për një sulm vetëvrasës.Shkaqet janë ende të paqarta, ndërsa mediat vendase thonë se shpërthimi ka ndodhur në hyrje të stacionit të trenit, ndërkohë që ai është mbyllur për momentin.Në muajin tetor ndodhi një sulm vetëvrasës ku një femër u mori jetën tetë personave përmes një shpërthimi në një autobus.Kryengritjet islamike në rajonin e Kakukazit kanë sjellë shumë sulme gjatë kohëve të fundit, ku në qendër të suleve janë qytetet e mëdha.Autoritetet vendase janë të shqetësuara për Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen vitin që vjen, pasi një shpërthim do të sillte shumë viktima.