Damask, mbyllet rruga kryesore për në aeroport
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2012, 08:41
Rruga kryesore për në aeroportin e Damaskut në Siri është mbyllur, ndërsa trupat qeveritare kanë filluar atë që përshkruhet si sulmi kryesor kundër luftëtarëve kryengritës në këtë territor.Gjithashtu theksohet se në Damask, interneti dhe celularët janë bllokuar ndërsa funksionojnë vetëm linjat fikse telefonike.Kryengritësit dhe qeveria fajësojnë njëri-tjetrin për ndalimin e komunikacionit.Në qytetin verior Alepo, aktivistët kanë thënë se nga sulmi i qeverisë janë vrarë të paktën 15 civilë.Sipas aktivistëve, në luftën civile që filloi në mars të vitit 2011, janë vrarë të paktën 40 mijë njerëz.