Palestina njihet si shtet nga OKB
Palestina ka arritur një fitore, pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vendosi për ta njohur jo si shtet anëtar por si shtet vëzhgues, një lëvizje kjo e kundërshtuar fuqimisht nga izraeli dhe SHBA-të. 138 vende votuan pro rezolutës palestineze, 9 kundër e ndërsa 41 abstenuan.Presidenti palestinez Mahmud Abaz i tha asamblesë se votimi ishte "shansi i fundit për të gjetur një zgjidhje me dy shteteve, mes Palestinës dhe Izraelit.Por i dërguari i Izraelit në OKB tha se ky vendim bën që procesi i paqes të bëjë hapa prapa, ndërsa SHBA ka thënë se ky veprim ishte për të ardhur keq."Gjashtëdhjetë e pesë vjet më parë në këtë ditë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me 181 vota miratoi rezolutën për të ndarë tokën e Palestinës historike në dy shtete dhe u bë çertifikata e lindjes për Izraelin. Asambleja e Përgjithshme është thirrur sot për të nxjerrë një çertifikatë lindjeje për realitetin e shtetit të Palestinës," tha Abbas pak para votimit në Nju Jork. Por këto fjalë kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyhau i ka cilësuar si fjalët e një njeriu që dëshiron paqe.Duke folur pas votimit, ambasadorja amerikan në OKB, Susan Rice, iu bëri thirrje palestinezëve dhe Izraelit për të rifilluar bisedimet e drejtpërdrejta për paqe dhe paralajmëroi kundër veprimeve të njëanshme.Gjithashtu sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun bëri thirrje për më shumë bisedime, duke thënë se rezoluta theksoi nevojën për të rifilluar negociatat e paqes. Ndërkohë qindra palestinezë festuan në rrugët e Ramallah, në Bregun Perëndimor, pasi votimit.