Kaos në Moskë nga stuhitë e dëbores, stuhia më e veshtirë në 50 vitet e fundit
Moti i keq ka mbytur te gjithe territorin rus, ku ka pasur reshje debore te pandalushme 48 oret e fundit. Rusia eshte perballur me stuhi te medha debore, ku sic thone meteorologet stuhia parashikohet si me e veshtira e 50 viteve te fundit e cila ka goditur Mosken.Qindra makina kanë mbetur tëparalizuara dhe trafiku eshte bllokuar në rrugët e Moskës, duke arritur një gjatësi prej disa kilometra.Autoritetet mobilizuan 12.000 mjete per pastrimin e debores ne rruge, ne menyre qe te rivendoset qarkullimi.Shumë vonesa ka pasur dhe ne tre auroportet e kryeqytetit rus, ku jane anulluar fluturimet, duke i lënë pasagjerët të mbeten të bllokuar për shumë orë.Shërbimi i motit tha se bora e rene në Moskë 24 oret e fundit është e barabartë me një të tretën me deboren që zakonisht bie në nëntor në gjithë qytetin. Shuma e dëborës pritet të arrijë në 55 cm."Është diçka që Moska nuk ka perjetuar për mbi 50 vjet," tha zëvendës kryetari Pyotr Birioukof, sipas agjencisë Interfax.Autoritetet kane ftuar 10 milionë banorët e qytetit të përdorin transportin publik dhe jo makinat e tyre, nderkohe temperatura është rreth -2-4 gradë Celsius gjatë ditës dhe parashikohet që dëbora do të të vazhdojë.