Sudani i Jugut, rrëzohet avioni amerikan
Një avion ushtarak amerikan është qëlluar gjatë një operacioni evakuimi në Sudanin e Jugut, bëjnë të ditur burime nga ushtria amerikane.Për rrjedhojë tre ushtarakë amerikanë kanë mbetur të plagosur, ka njoftuar ndërkohë Departamenti i Mbrojtjes, duke nënvizuar se ushtarakët u janë nënshtruar mjekimeve.Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka njoftuar ndërkohë nisjen për në Sudan të të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara në rajon, për të promovuar dialogun mes fraksioneve rivale në vend.Ky vendim i administratës amerikane është marrë një ditë pas sulmit ndaj bazës së OKB-së në Akobo, që shkaktoi vdekjen e dy paqeruajtësve indianë dhe të paktën 20 civilëve.“Është koha që liderët e Sudanit të Jugut të mbajnë nën kontroll grupet e armatosura, të ndalojnë menjëherë sulmet ndaj civilëve dhe t’i japin fund spiraleve të dhunës mes grupeve të ndryshme etnike dhe politike”, ka deklaruar Kerry.Të enjten, sekretari i Shtetit telefonoi edhe presidentin sudanez, Salva Kiir, duke i kërkuar mbrojtjen e të gjithë qytetarëve dhe që të punojë për vendosjen e paqes.Shtetet e Bashkuara kanë vendosur rreth 45 ushtarë në Sudanin e Jugut për të garantuar sigurinë e qytetarëve të saj në këtë vend, në rast të ashpërsimit të luftimeve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti amerikan Barack Obama përmes një letre drejtuar Kongresit.“Ushtarët tanë, të mirarmatosur për luftim, janë vendosur për të garantuar mbrojtjen e qytetarëve tanë dhe interesave amerikane dhe do qëndrojnë aty sa të jetë e nevojshme”, thotë Obama në letër.