Trajtimet çnjerëzore në Lampeduza, BE kërcënon me masa ligjore

Bashkimi Evropian e ka kritikuar sot Italinë për gjendjen në qendrat e imigrantëve.Komisionarja për punë të brendshme, Cecilia Malstrom, tha se BE-ja i ka filluar hetimet për “kushtet e tmerrshme në shumë qendra të ndalimit në Itali, përfshirë Lampedusën”.Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) poashtu i ka kritikuar kushtet në ishullin Lampedusa, duke thënë se “ndihma e ofruar është larg nga standardet minimale”.Lampedusa është ishull në mes të Tunizisë dhe Sicilisë në Itali, dhe është hyrja kryesore e imigrantëve në Bashkimin Evropian.Njëherësh, sot Kombet e Bashkuara, duke e shënuar Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve, kanë përkujtuar se “imigrantët janë qenie njerëzore me të drejta njerëzore” dhe nuk duhet tu nënshtrohen “abuzimeve, eksploatimit dhe dhunës”.