Kinë, viktima nga gripi i shpendëve H10N8

Një 73 vjeçe nga Kina ka ndërruar jetë si pasojë e gripit të shpendëve, H10N8 virusi, njoftoi të mërkurën agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.Kjo agjenci citon ekspertët duke thënë se rasti u regjistrua në Nanchang, kryeqytetin e krahinës jug-lindore Jiangxi, dhe se sipas tyre nuk ka rrezik që të përhapet.Qendra kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka identifikuar llojin e ri si H10N8 avian influenza virus, thotë Xinhua.Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) nuk ka ende asnjë informacion për virusin e saj, të paktën jo në portalin e saj.Sipas Xinhua, gruaja që vdiq nga ky virus kishte vizituar një fermë që merrej me rritjen e shpendëve.Por, sipas kësaj agjencie, njerëzit që kanë pasur kontakt të afërt me viktimën nuk ka treguar ndonjë shenjë të infektimit ose simptome dalluese.Lloji H7N9 i gripit të shpezëve është përhapur këtë vit në Kinë, dhe prej tij janë infektuar të paktën 139 njerëz në Kinë, Taiwan dhe Hong-Kong, duke vrarë 45 persona.