OKB-ja: 2730 viktima nga sulmet këtë vit në Afganistan

Përfaqësuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Afganistan ka deklaruar se është rritur numri i viktimave nga sulmet gjatë këtij viti.I dërguari i OKB-së Jan Kubis i tha Këshillit të Sigurimit se kjo organizatë ka regjistruar 2730 vdekje dhe 5169 të plagosur nga sulmet e ndryshme gjatë 11 muajve të këtij viti.Sipas tij, të dhënat janë për 10 përqind më të mëdha sesa në vitin 2012.Kubis tha gjithashtu se grupet e armatosura opozitare, si ato të talebanëve, kanë përgjegjësinë më të madhe për numrin e madh të viktimave civile.Një raport i fundit i OKB-së shkruan se gjysma e numrit të viktimave kanë vdekur nga sulmet me bomba të vendosura në rrugë.Shumica e trupave të huaja ushtarake pritet të largohen nga Afganistani deri në fund të vitit të ardhshëm, kurse Kubis ka shprehur shqetësim për vakumin post-2014, nëse Kabulli zyrtar nuk nënshkruan një marrëveshje për sigurinë, me Washingtonin.