Itali, keqtrajtimi i emigrantëve, reagon Alfano

Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano ka reaguar për pamjet e shfaqura në media për keqtrajtimin ndaj emigrantëve në Qendrën për Ndihmën e Parë dhe Mirëpritjen, në Lampeduza.“Do të përcaktojmë përgjegjësitë dhe kush ka gabuar do të paguajë. Brenda 24 orëve, - ka shpjeguar ai, - do të kemi një relacion të detajuar, të kërkuar nga prokuroria e Agrigento-s dhe Subjektit menaxhues, për të kuptuar arsyet e asaj çfarë ka ndodhur, si dhe do të marrim vendimet rezultuese”.Foto 6“Mjekët Pa Kufij” ka shprehur indinjatën për mënyrën se si janë trajtuar emigrantët në Qendrën e Lampeduzas, “një trajtim që nuk ka asgjë të përbashkët me procedurën standarde të ndihmës së shpejtë”.Foto 1Organizata në fjalë, mjekësore-humanitare, nënvizon se ka denoncuar vazhdimisht kushtet në qendrën për emigrantë në ishull, duke kërkuar ndërhyrjen urgjente dhe të domosdoshme për të përmirësuar kushtet, në të cilat strehohen “miqtë” emigrantë ilegalë.Foto 2“Gjëra të papranueshme në një shtet demokratik”, kështu e ka konsideruar edhe ministrja e Integrimit në Itali, Cecile Kyenge, atë që ka ndodhur në Lampeduza. “Edhe unë, ashtu si ministri Alfano, - thotë Kyenge, - mendoj se është e domosdoshme të ndërhyhet mbi procedurat e alokimit, por edhe të gjenden përgjegjësit, të cilët duhet të japin llogari. Është aspak njerëzore të zhveshësh nudo një person, pasi e kthen atë në një qenie ‘jo humane’”. Ndërkaq, - ka këmbëngulur ministrja, - “ky episod nuk duhet të lihet pas dore, por duhet t’i shkohet deri në fund”.Foto 3Imazhet në mediat italiane tregojnë se si zhvishen emigrantët ilegalë, që sapo zbarkojnë në ishull, dhe më pas lahen me ujë të ftohtë. Një procedurë, që atyre u shpjegohet si me qëllim disinfektimi nga zgjebja. Gjithçka ndodh pa fshehur asgjë, por burra e gra zhvishen para njëri-tjetrit.