Sudani Jugor, 400-500 viktima nga grushti i shtetit
Qindra persona kanë humbur jetën në përleshjet mes fraksioneve rivale të ushtrisë së Sudanit Jugor.Sipas BBC, në kryeqytetin Juba bilanci i viktimave është 400-500 në dy ditët e tentativës për një grusht shteti. Trupa të ish-zëvendëspresidentit Riek Machar u përpoqën të rrëzonin qeverinë e ligjshme të presidentit Salva Kiir nëpërmjet armëve, duke sulmuar institucionet në kryeqytetin Juba gjatë orëve të para të mëngjesit.Ushtria e vendit të formuar pas referendumit në të cilin shumica dërrmuese e sudanezojugorëve votuan pro shkëputjes nga Sudani në Korrik 2011 arriti të zmbrapste këtë sulm pas disa orësh shkëmbimi të ashpër zjarri.Këshilli i Sigurimit i OKB-së bëri të ditur për BBC se lufta civile është fare pranë. Më herët, qeveria tha se 10 figura politike, përfshirë ish-ministrin e Financave, janë arrestuar.