Johnson, sekretar i Departamentit të Sigurisë Kombëtare

Ish-avokati i lartë i Pentagonit është konfirmuar si Sekretar i Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.Senatorët kanë miratuar Jeh Johnsonin, ish-këshilltar i përgjithshëm në Departamentin e Mbrojtjes, me 78 vota për dhe 16 kundër.Ai do të zëvendësojë ish-shefen Janet Napolitano, e cila është larguar në muajin shtator.Emërimi i tij është bërë në muajin tetor nga presidenti Barack Obama.Johnson ka thënë se plotësimi i vakuumeve në department është prioritet i lartë.