Sulmohet godina e Hezbollahut në Liban
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2013, 10:43
Një makinë bombë ka shpërthyer në godinën e grupit militant të Hezbollahut në lindje të Libanit, duke shkaktuar një numër viktimash.Agjencia Kombëtare e Lajmeve ka thënë se bomba ka shpërthyer pranë fshatit Sbouba, në rajonin Balbek.Zyrtarët e sigurisë libaneze e kanë konfirmuar sulmin.Rrjeti i Hezbollahut në Liban është goditur nga një varg sulmesh kohëve të fundit.Grupi shiit po lufton edhe në Siri, së bashku me trupat e presidentit Bashar al-Assad, dhe ka marrë kërcënime për hakmarrje nga rebelët, kryesisht sunitë, që luftojnë për ta rrëzuar atë.