Britani, vdes grabitësi i famshëm i trenit
Britaniku Ronnie Biggs, që mori pjesë në grabitjen e madhe të trenit në vitin 1963, ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.
Biggs mori pjesë në grupin që grabiti trenin e linjës Glasgou-Londër,në orët e para të 8 gushtit të vitit 1963, duke marrë 12 thasë me para, me vlerë prej 7.3 milionë dollarë amerikanë.
Në vitin 1965 ai ishte arratisur nga burgu Wansdorth, dhe kishte shkuar në Brazil, duke iu shmangur drejtësisë britanike.
Ai ishte i lirë për 35 vjet, ndërsa në vitin 2001 në mënyrë vullnetare vendosi të kthet në Angli, sepse ishte i sëmurë. Me të arritur u arrestua dhe u burgos. Ai u lirua nga burgu për mëshirë në vitin 2009.
Herën e fundit është parë publikisht në muajin mars të këtij viti, në ceremoninë e varrimit të kolegut të tij në grabitjen e trenit, Bruce Reynolds.
