Duma ruse ndryshon ligji për amnisti

Në leximin e dytë të ligjin për amnisti të mërkurën, parlamenti i Rusisë ka amendamentuar këtë legjislacion për të përfshirë edhe huliganizmin në të.Ndryshimet nënkuptojnë se akuzat, kundër 30 aktivistëve të Greenpeace, që u arrestuan pas një proteste në detin arktik të Rusisë në shtator, ka gjasa të hidhen poshtë.Leximi i tretë dhe përfundimtar i këtij ligji, pritet të bëhet të mërkurën vonë.Ky ligj po ashtu pritet të liroj nga burgu edhe dy anëtaret e grupit Pussy Riot, të cilët po vuajnë dënimin prej 2 vjet burgim për shkak të protestës së tyre në katedralen kryesore të Moskës.Megjithatë, kjo amnisti nuk do të përfshirë edhe rivalin e presidentit Vladimir Putin, Mikhail Khodorkovsky, i cili do të duhet të shlyej borxhin prapa hekurave.Po ashtu, nuk pritet që nga ky ligj të përfitoj as Aleksei Navalny, një prej liderëve opozitar, i cili u dënua me pesë vjet burg me kusht.