S’ka prova për rihetim të vdekjes së Dianës

Nuk ka prova të besueshme që SAS-i ishte i përfshirë në vdekjen e Dianës, Princesha e Uellsit, dhe Dodi Al Fayed, tha Policia Metropolitane në Britani të Madhe.Met-i kishte marrë materiale në gusht për vdekjen e tyre në një aksident me makinë në Paris në vitin 1997, me raporte që sugjeronin pretendime se ushtria ishte e përfshirë.Por policia tha se nuk kishte asnjë bazë për të hapur një hetim penal. Një hetim gjyqësor në vitin 2008 gjeti se çifti ishte vrarë në mënyrë të paligjshme.Policia Metropolitane hodhi poshtë teorinë e konspiracionit të mbështetur nga ushtari N.  Sipas ish-komandos së SAS-it ushtria përdori një rreze të veçantë për të verbuar shoferin e Diana-s dhe të shkaktonte vdekjen e princeshës dhe Dodi Al Fayed-it.Aksident me makinë në një tunel të Parisit ndodhi pjesërisht për shkak të neglizhencës së madhe të shoferit, vendosi gjykata. Aksidenti ka ndodhur më 31 gusht, 1997.