Thirrje për protesta masive në Kiev
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2013, 09:53
Opozita në Ukrainë u ka bërë thirrje mbështetësve që të protestojnë sot në Kiev.Protesta do të përkojë me vizitën e presidentit Viktor Yanukovych në Moskë.Demonstruesit kanë qenë në rrugët e Kievit për afro katër javë, të zemëruar me vendimin e Yanukovychit për të mos nënshkruar një marrëveshje asociimi me Bashkimin Evropian.Opozita ukrainase thekson se Yanukovych do të ndërmarrë hapa për t’iu bashkuar një unioni doganor, të udhëhequr nga Rusia.