OKB bën thirrje për qetësi në Sudanin Jugor

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki  Moon bëri thirrje për qetësi në kryeqytetin e Sudanit të Jugut, ku qeveria thotë se është duke luftuar kundër një përpjekje për grusht shtet.Zëdhënësi i OKB-së Martin Nesirky tha se Ban Ki Moon dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Sudanit të Jugut Salva Kiir dhe ka shprehur shqetësimin rreth luftimeve dhe njoftimeve se disa komunitete të caktuara janë duke u vënë në shënjestër.Zyrtarë të qeverisë thonë se janë vrarë të paktën 26 njerëz nga dhuna në këtë vend, ndërsa një radio stacion i OKB-së (Radio Miraya) njoftoi se mjekët në një spital lokal kanë trajtuar më shumë se 100 njerëz të plagosur.Diplomatët e OKB-së thanë dje se sipas burimeve lokale në Juba janë vrarë 400 deri 500 njerëz, por kjo shifër nuk mund të verifikohet.Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar largimin e të gjithë personelit jo të domosdoshëm nga Sudani i Jugut dhe i ka bërë thirrje të gjithë amerikanëve në vend të largohen menjëherë.Në një konferencë për shtyp dje, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Marie Harf tha se Shtetet e Bashkuara janë "thellësisht të shqetësuara" nga luftimet e vazhdueshme dhe po i bëjnë thirrje udhëheqësve politikë të Sudanit të Jugut që të përmbahen nga çdo veprim që mund t’i shkallëzojë edhe më tej tensionet në vend.