Moore: Nuk janë përmbushur të gjitha kushtet e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Drejtori i Zyrës së Departamentit amerikan të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Jonathan Moore, ka deklaruar në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, se duhet të përmbushen të gjitha kushtet e Marrëveshjes së Brukselit. Ai ka shfaqur shpresën se Beogradi e Prishtina deri në fund të javës do të gjejnë zgjidhje edhe për çështjet tjera të hapura.“Kjo është fazë e veçantë dhe e rëndësishme e dialogut”, ka theksuar Moore, i cili ka rikujtuar se ka asistuar në bisedimet e 5 dhjetorit, në Bruksel.Moore ka theksuar se SHBA e mbështesin Serbinë, por për atë e kanë mesazhin e njëjtë si edhe Bashkimi Evropian, duhet patjetër të përmbushen të gjitha kushtet e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës.“Është e qartë se nuk janë përmbushur të gjitha kushtet”, ka thënë diplomati amerikan duke shtuar se tek duhet të zgjidhen tema të ndryshme.“Të dy delegacionet lypset të bisedojnë, bie fjala, për gjyqësinë, për atë çka do të bëhet me gjykatën në veri të Kosovës. Kjo është një nga temat kryesore”.Ai ka thënë se në Bruksel, më 13 dhjetor, do të mbahet takimi i ri i kryeministrave të Serbisë, Ivica Dacic, dhe të Kosovës, Hashim Thaçi, ku do të marrin pjesë edhe SHBA.“Shpresojmë se e gjithë puna do të përfundojë deri më 13 dhjetor dhe se Serbia edhe Kosova do të marrinë vlerësime pozitive nga Këshilli i Evropës në dhjetor”.Duke folur për zgjedhjet lokale në Kosovë, Moore ka thënë se autorizimet e Bashkësisë së komunave serbe (BKS) do të jenë në harmoni me ligjet e Kosovës dhe se BKS nuk do të jetë “njëfarë organizate e thjeshtë joqeveritare”, por as trup shtetëror dhe as nuk do të ketë kurrfarë roli ndërkombëtar, do jetë diçka në përputhje me ligjin e në harmoni me Marrëveshjen e Brukselit.Ai ka sqaruar se autorizimet do të jenë “praktike”, sikurse i kanë edhe autoritetet lokale në Amerikë, në Serbi dhe tjetërkund, në fushën e arsimit, mbrojtjes shëndetësore dhe çështjeve tjera konkrete lokale.Ai ka thënë se lidhur me këtë ka biseduar në Prishtinë me kryetarin e Listës ”Srpska”, Vladeta Kosticin, dhe ka vlerësuar se në Kosovë është e qartë se çfarë do të jenë autorizimet.Duke folur mbi raportet mes Serbisë dhe SHBA-ve, Moore ka vlerësuar se ka disa çështje të hapura, sikurse është sulmi në ish godinën e ambasadës në shkurt 2008 dhe rasti i vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë të vrarë më 1999.