Takimi i së premtes në Bruksel, në fokus gjykatat dhe komunat serbe

Ndërmjetësuesja e dialogut Prishtinë- Beograd, baronesha Catherine Ashton ka ndryshuar plan. Ajo ka njoftuar palët se takimi i së premtes nuk do të jetë i shkurtër. Përkundrazi, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Dacic do të qëndrojnë në Bruksel edhe të shtunën.Palët janë njoftuar se duhet të pajtohen për gjykatat në veri. Përveç gjykatave, delegacionet do të bisedojnë edhe për shuarjen e administratave komunale paralele të Serbisë për qytetet e Kosovës si dhe për statutin e asociacionit.Nëse arrihen këto marrëveshje, atëherë lehtësuesit e bisedimeve vlerësojnë se është zbatuar plani i zbatimit të marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve.Në këtë mënyrë do t`i hapet rruga arritjes së marrëveshjes së dytë të normalizimit e cila duhet të ndodhë deri në fund të muajit shkurt. Palët janë pajtuar në takimin e fundit për policinë, por kanë ende dallime për gjykatat.